Albanisch Islamische Glaubensgemeinschaft Solothurn

Bashkësia Islame Solothurn

 

Themelimi dhe historia e shkurt e Bashkësisë Islame Solothurn

 

 

Bashkësia Islame Solothurn është formuar në vitin 1995. 
 
Duke pas parasysh nevojën që edhe komuniteti Shqiptar të ketë Bashkësi Islame ( Xhami), u mor iniciativa për themelimin e sajë.
Ishte një grup shumë i vogël por i begatshëm. 
 
Para vitit 1995 egzistonte një vendfalje  për faljen e Teravive dhe Xhumasë në Riedholz një Fshat afër Solothurnit. 
 
Duke e parë interesimin e bashkëkombasve me 14.05.1995 është bërë themelimi i Bashkësis Islame Solothurn me seli në Langendorfstrasse 2k, Langendorf. 
 
Aktivitetet dhe Anëtarët me kalimin e viteve shtoheshin. Për këtë u paraqitet nevoja për një vend më të përshtatshëm. Për këtë u formua një grup punues si ndihmës i Kryesisë për të kërkuar dhe gjetur një Objekt për këtë qëllim. 
 
Më datë 06.07.2017 arritëm që të nënshkruajm Kontratën për blerjen e Xhamisë. 
 
Kjo na mundësoi që të kemi Aktivitete më të shumëllojshëme dhe të begata jo vetëm për Burra por edhe për Gra dhe Fëmijë. 
 
Bashkësia Islame Solothurn e ka selin e vetë tash në Widistrasse 15, 4528 Zuchwil.